Dinamo Zagreb konfirmon gjendjen e Arbër Hoxhës

Futboll

Dinamo Zagreb konfirmon gjendjen e Arbër Hoxhës

Më: 3 dhjetor 2025 Në ora: 14:30
Pamje

Arbër Hoxha i trembi të gjithë në ndeshjen e fundit, që Dinamo Zagreb luajti në transfertën e Goricës.

Sulmuesi i Kombëtares la fushën e blertë në minutën e 88-të, ndërsa reklamoi një dëmtim të rëndë pasi u nevojit ndihma e barelës.

Dinamo Zagreb ka kryer dje testet mjekësore, për të konfirmuar se Hoxha nuk vuan nga asgjë serioze.

Madje më 6 dhjetor ndaj Hajduk Split, pritet sërish në fushë.

Ky duel është edhe më i rëndësishmi. Dinamo Zagreb numëron aktualisht 1 pikë më tepër se Hajduk Split, për këtë në shtëpi do kërkohet maksimumi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat