Më në fund një lajm i mirë për Edon Zhegrovën!

Futboll

Më në fund një lajm i mirë për Edon Zhegrovën!

Më: 7 dhjetor 2025 Në ora: 13:50
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova po i afrohet formës së tij më të mirë te Juventusi pas një mungese të gjatë për shkak të pubalgjisë, e cila e ka mbajtur jashtë fushës për rreth nëntë muaj.

Edhe pse ka luajtur pak minuta në kompeticione të ndryshme, ai ka treguar shpërthime të talentit që e karakterizojnë, megjithëse ende pa gola apo asiste.

Sipas La Gazzetta dello Sport, rikuperimi i tij fizik tashmë është i plotë dhe ai ka arritur ritmin e skuadrës, duke u bërë një mundësi reale për ndeshjen ndaj Napolit.

Po ashtu, Zhegrova pritet të jetë plotësisht gati edhe për sfidën e ardhshme në Ligën e Kampionëve kundër Pafos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat