Shpërthen Xherdan Shaqiri

Futboll

Shpërthen Xherdan Shaqiri

Nga: K.Goca Më: 7 dhjetor 2025 Në ora: 14:37
Futbollisti Xherdan Shaqiri

Futbollisti Xherdan Shaqiri megjithatë ka shpërthyer me gol për Baselin në përballjen në udhëtim ndaj Winterthurit, ku triumfuan me rezultat 2:1.

Shaqiri ka gjashtë ndeshje që nuk kishte shënuar në Kampionatin e Zvicrës, që nga data 18 tetor.

Kapiteni Shaqiri me shokë treguan lojë të mirë.

Ballafaqimi Winterthur – Baseli ishte i vlefshëm për javën e 16-të të Kampionatit të Zvicrës.

Për Baselin realizuan Shaqiri (29’), Tsunemoto (90+3") dhe për vendasit Hunziker (51').

Otele i Baselit humbi penalltinë në minutën e 65-të.

Albian Ajeti u aktivizua nga minuta e 73-të për Baselin dhe Leandro Maksutaj nga e 89-ta për Winterthurin.

Baseli renditet në vend të tretë me 27 pikë dhe Winterhur në të fundit me 9 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat