Cagliari trondit Romën

Futboll

Cagliari trondit Romën

Nga: K.G. Më: 7 dhjetor 2025 Në ora: 17:00
Gaetano

Cagliari ka shënuar fitore të madhe ndaj Romës me rezultat 1:0.

Roma mbetet pa një lojtar nga minuta e 52-të, futbollisti turk Çelik u përjashtua me karton të kuq. 

Cagliari ndali tre pikë domethënëse, duke iu falënderuar golit të futbollistit Gaetano në minutën e 82-të.

Roma pësoi humbjen e dytë rresht në Serie A.

Pas javës së 14-të Roma është në vendin e 4-të me 27 pikë e Cagliari në të 14-tin me 14 pikë.

Duhet theksuar se Roma ka 9 fitore e 5 humbje, por asnjë barazim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat