Berat Gjimshiti gati të braktisë Serie A

Futboll

Berat Gjimshiti gati të braktisë Serie A

Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 17:53
Berat Gjimshiti

E ardhmja e kapitenit të Shqipërisë Berat Gjimshiti në ekipin e Atalantës ka marrë tjetër qasje pas largimit të trajnerit Gasperini.

Qendërmbrojtësit shqiptar i përfundon kontrata ne verën e vitit të ardhshëm dhe shanset që skuadra bergamaske t’i rinovojë kontratën janë të pakta, marrë shkasë edhe prej moshës, 32 vjeç.

Mediat greke bëjnë të ditur se “rekordmenët” e Olympiacos janë të interesuar për Gjimshitin, transferim me parametra zero gjatë merktos së verës 2026.

Aventura për liderin e Kombëtares në Superligën greke do të ishte një risi, aq më tepër te klubi më i madh në tokën helene.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat