Bayerni nuk lejon befasi, fiton me përmbysje ndaj Sportingut

Futboll

Bayerni nuk lejon befasi, fiton me përmbysje ndaj Sportingut

Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 20:32
Karl feston

Skuadra e Bayern Munihu nuk ka lejuar befasi në stadiumin "Allianz - Arena" në Munih, duke shënuar fitore me përmbysje me rezultat 3:1 ndaj Sportingut, në ndeshjen e xhiros së 6-të të Champions League.

Skuadra nga Lisbona avancoi e para, por nuk i mjaftoi për rezultat pozitiv.

Për Bayernin shënuan futbollistët Gnabry (65'), Karl (69') e Tah (77') dhe për Sportingun Kimmich (54'-autogol).

Bayerni ka shënuar fitoren e pestë nga 6 ndeshje. Bavarezët kanë pësuar vetëm një humbje dhe tani për tani mbajnë vendin e dytë me 15 pikë. 

Sporting është në vend të nëntë me 10 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat