Sergio Ramos drejt transferimit

Futboll

Sergio Ramos drejt transferimit

Më: 10 dhjetor 2025 Në ora: 20:07
Sergio Ramos

Sergio Ramos ka zyrtarizuar ditën e djeshme largimin nga CF Monterrey, por spanjolli nuk ka ndërmend ta mbyllë këtu me futbollin.

Edhe pse 40 vjeç, ish-kapiteni i Real Madridit po kërkon një sfidë të fundit të madhe, i bindur se ende është i aftë për të garuar në një ligë të nivelit të lartë.

Synimi i tij është shumë i qartë: të qëndrojë konkurrues dhe të kërkojë një vend në Kupën e Botës 2026. Dhe për ta arritur këtë synim, i duhet të luajë në një nivel elitar.

“Cadena SER” zbulon se është pikërish Manchester United që i ka bërë spanjollit një ofertë konkrete deri në fund të sezonit. Ruben Amorim e sheh Ramos si njeriun e duhur për t’i shtuar eksperiencën dhe përvojën e duhur repartit të mbrojtjes te “Djajtë e Kuq”.

Sipas raportimit në fjalë kanë mbetur ende disa detaje për t’u diskutuar mes palëve, marrëveshja është shumë pranë zyrtarizimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat