Eric Garcia flet për Araujon

Futboll

Eric Garcia flet për Araujon

Më: 11 dhjetor 2025 Në ora: 16:48
Barcelona

Ronald Araujo mbetet i padisponueshëm për Barcelonën ndërsa vazhdon të shërohet nga problemet e tij me shëndetin mendor.

Araujo ndodhet aktualisht në Jerusalem, ku po kërkon edhe ndihmë shpirtërore për problemet e tij te Barcelona.

Situata e tij ka bërë që shumë lojtarë t’i dalin në mbrojtje dhe ta përkrahin, teksa i fundit që ka reaguar është Garcia.

Araujo përjeton probleme mendore, udhëton në Izrael për qetësi dhe rikuperim

“Na mungon, si lojtar dhe si person. Ai është një person shumë i pëlqyer.

Po e presim me krahë hapur", ka thënë fillimisht Garcia pasi nënshkroi kontratën e tij të re me Barcelonën.

“Kur bëhet fjalë për shëndetin, të gjithë janë përgjegjës për vendimet e tyre. Shpresoj që ai të jetë i duruar dhe të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur".

“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe na mungon”, përfundoi mbrojtësi i Barcelonës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat