Brdariç debuton me fitore në pankinën e Drenicës! Ferizaj thellohet në krizë

Futboll

Brdariç debuton me fitore në pankinën e Drenicës! Ferizaj thellohet në krizë

Nga: K.G. Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 14:55
Drenica

Thomas Brdariç ka debutuar me fitore në pankinën e Drenicës së Skenderajt.

Drenica me kryetrajner të ri kthehet në rrugën e fitoreve, duke e mposhtur Ferizajn me rezultat 2:1, në ndeshjen e javës së 17-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Ferizajt i komplikohen punët në fund të pjesës së parë përkatësisht nga minuta e 42-të, futbollisti Avduli përjashtohet me karton të kuq.

Ferizaj avancoi, por kjo epërsi u përmbys nga vendasit. 

Për Drenicën shënuan Topallaj (16' - autogol), Uka (30') dhe për Ferizajn Sadriu (4').

Drenica është në vend të tetë me 20 pikë e Ferizaj në 9-tin (i parafundit) me 16 pikë të mbledhura.

Në javën e ardhshme Drenica do të luajë me Prishtinën dhe Ferizaj e pret Llapin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat