Konate do të largohet

Futboll

Konate do të largohet

Më: 14 dhjetor 2025 Në ora: 21:14
Ibrahima Konate

Pavarësisht përpjekjeve të Liverpool për të bindur Ibrahima Konate për të rinovuar kontratën, e cila skadon në fund të këtij sezoni, qendërmbrojtësi francez duket se ka vendosur se do të largohet përfundimisht në verë dhe destinacioni i tij i ri pritet të jetë Real Madrid.

Ndërkohë, “CaughtOffside” zbulon se Liverpool ka një listë me tre emra për të gjetur zëvendesuesin ideal të Ibrahima Konate. I pari në listë është Jeremy Jacquet, 20-vjeçari i cili po shkëlqen më Rennes në Ligue 1.

Emri i dytë në listë është një objektiv i vjetër, Marc Guehi, i cili ishte pranë transferimit te Liverpool edhe gjatë emrkatos së kalaur, pro lëvizja dështoi në minutat e fundit të afatit kalimtar. Anglezi do të largohet si lojtar i lirë nga Crystal Palace.

Emri i tretë është ai yllit të Dortmundit, Nico Schlotterbeck, 26 vjeçari i cili vlerësohet rreth 50 milionë euro.

Për gjermanin ka interes të madh edhe nga Bayern Munich, Barcelona, Real Madrid dhe PSG.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat