Palmer nuk grumbullohet

Futboll

Palmer nuk grumbullohet

Më: 16 dhjetor 2025 Në ora: 11:56
Cole Palmer

Cole Palmer ka pranuar se ende nuk është kthyer në formën e tij më të mirë, pavarësisht golit të tij që ndihmoi Chelsea të fitonte 2-0 ndaj Everton në “Stamford Bridge”.

Sulmuesi shënoi në ndeshjen e tij të parë si titullar në pothuajse katër muaj, ndërsa “blues” u rikthyen në katër ekipet e para të Premier League.

Pavarësisht rikthimit të tij të shkëlqyer, Palmer mbeti i kujdesshëm, duke thënë se ende po përballet me dëmtimin në ijë, i cili ka bërë kërdinë me sezonin e tij deri më tani.

“Nuk do të thoja se jam në formën time më të mirë ende.

Po përballem ende me një lëndim. Shpresojmë që të përmirësohet gjithnjë e më shumë, por ka ende shumë për të bërë”, u shpreh Cole Palmer.

Lojtari do të mungojë sot në Carabao Cup:

“Situata po përmirësohet. Gjërat që kam bërë me fizioterapistët në klub po japing efekt. Është thjesht çështje, por të mos nxitohemi.

Është thjesht një gjë e përditshme. Shpresojmë që të përmirësohet“.

“Kam qenë i lënduar për tre muaj, thjesht duhet të kthehem në formë të plotë.

E di se çfarë mund të ofroj kur të jem plotësisht në formë, kështu që shpresoj të arrij atje së shpejti“, përfundoi sulmuesi Cole Palmer.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat