Sfidë shqiptarësh në Kupën e Greqisë

Futboll

Sfidë shqiptarësh në Kupën e Greqisë

Më: 17 dhjetor 2025 Në ora: 20:43
Mbrojtësi Elton Fikaj te Panathinaikos

Ka përfunduar me shifrat 1:2 ndeshja Kavala – Panathinaikos, raundi i 5-të në Kupën e Greqisë.

Ky takimi ishte edhe një duel shqiptarësh. Mesfushori Rakip Bregu u pa në fushë për 90 minuta, pjesë e Kavala, ndërsa te Panathinaikos mbrojtësi i Kombëtares U-21 Elton Fikaj.

Golin e parë të ndeshjes e shënuan kryeqytetasit me Mladenovic, minuta e 18. Barazimi nuk vonoi, goli i Sifneos, përmes penalltisë. Me këtë rezultat u mbyllën 45 minutat e para.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes, Panathinaikos vulosi fitoren pas konkretizimit të Taborda.

Vlen të përmendet se mbrojtësi shqiptar Elton Fikaj edhe pse është 20-vjeç, po fiton “terren” te gjigandët e Greqisë, të cilët drejtohet nga trajnerit më “gamë” botërore Rafael Benitez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat