Bayern në epërsi

Futboll

Bayern në epërsi

Më: 21 dhjetor 2025 Në ora: 18:18
Pamje nga ndeshja

Bayern Munih është duke fituar 0:2 pas pjesës së parë në transfertën ndaj Heidenheim, ndeshja e 15-të për këtë sezon dhe e fundit për këtë vit kalendarik.

Goli i parë për bavarezët erdhi në minutën e 15-të, ku Jonathan Tah asiston me kokë pas topit të ardhur nga goditja e këndit dhe Josip Stanishiq e dërgon topin në rrjetë po me kokë.

Në minutën e 32-të ishte Michael Olise që dyfishoi shifrat, duke përfituar edhe nga një dalje e gabuar dhe aspak e sigurt e portierit shqiptar, Diant Ramaj.

Pjesa e parë mbyllet 0-2 për bavarezët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat