Telashe

Futboll

Telashe

Më: 23 dhjetor 2025 Në ora: 14:55
Anzh-Joan Boni

Kthimi në Itali pas një paraqitje që la shumë për të dëshiruar në Superkupën që u luajt në Arabinë Saudite , është shoqëruar me një tjetër lajm të keq për Interin gjatë ditës së sotme.

Klubi ka bërë të ditur se gjatë stërvitjes së djeshme, sulmuesi Anzh-Joan Boni ka pësuar një dëmtim në gju.

“Si pasojë e një ngjarje traumatike që ndodhi në stërvitjen e djeshme, Anzh-Joan Boni i është nënshtruar sot në mëngjes testimeve në institutin

“Humanitas” në Rozano.

Ato kanë zbuluar një ndrydhje të lehtë të gjurit të majtë. Gjendja e tij do të vlerësohet përsëri në javën e ardhshme”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Kjo do të thotë se sulmuesi do të mbetet jashtë për të paktën dy javë, në një moment kur Boni po kthehej pak nga pak në një element shumë të rëndësishëm për Kivun, pasi po bëhej pjesë e rotacionit. Në këtë edicion ai ka luajtur 20 ndeshje, duke shënuar 5 gola në të gjitha kompeticionet .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat