Plas në Superiore!

Futboll

Plas në Superiore!

Më: 24 dhjetor 2025 Në ora: 14:54
Portieri Zheremi Vashu

Portieri Zheremi Vashu i Bylisit vendosi të braktisë ekipin në minutën e 42-të.

Protestë që nuk ishte parë ndonjëherë në Superiore, ndërsa Vora po fitonte me rezultatin 2:0. 

Ndeshja në “Selman Stërmasi” është e vlefshme për javën e 18 të Superiores.

Nga faza e parë, Bylisi kishte kujtimin e fitores 2:1 në Ballsh.

Për largimin e Vashu nga fusha e blertë, gjyqtari Ermir Çelaj tregoi kartonin e verdhë. 31-vjeçari protestoi pasi hoqi dhe fanellën pasi doli nga vija kufizuese.

Për më tepër, Renato Beqaj si zëvendësues i tij u kap i papërgatitur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat