As Rushiti nuk është te Llapi

Futboll

As Rushiti nuk është te Llapi

Më: 24 dhjetor 2025 Në ora: 15:27
Xheis Rushiti

Klubi i futbollit Llapi njofton se ka arritur marrëveshje të dyanshme me mesfushorin ofensiv Xheis Rushiti për përfundimin e bashkëpunimit.

“Me mirëkuptim të ndërsjellë mes palëve, është vendosur që kontrata të përmbyllet, duke i hapur rrugë lojtarit për sfida të reja në vazhdim të karrierës së tij.

Xheis Rushiti ishte pjesë e KF Llapit, ku gjatë angazhimit të tij tregoi përkushtim dhe profesionalizëm, duke kontribuar sipas mundësive në objektivat e klubit.

KF Llapi e falënderon Xheis Rushitin për kontributin dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij”, - njofton KF Llapi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat