Dëmtimi i Isak

Futboll

Dëmtimi i Isak

Më: 25 dhjetor 2025 Në ora: 17:10
Alexander Isak

Liverpooli ka investuar fuqishëm në afatin veror 2025– 26, por jo të gjitha përforcimet kanë përmbushur pritshmëritë.

Dëmtimi i Alexander Isakut për muajt e ardhshëm e vështirëson sezonin për “Reds”, por mund të kthehet në mundësi të artë për Hugo Ekitiken.

Me largimin e Núñez dhe Díaz, sulmi u rindërtua rreth Isakut dhe Ekitikes, por balanca ka qenë problem, transmeton Gazeta Express.

Sipas Mikah Riçards, mungesa e Isakut i hap rrugë Ekitikes për të marrë minuta të vazhdueshme dhe për të dëshmuar vlerën e tij.

Francezi ka lënë shenja pozitive që në debutim dhe tashmë ka shansin të bëhet lojtar kyç për Liverpulin, që kujtojmë nuk do të ketë për gati 1 muaj edhe shërbimet e Mohamed Salah, i cili gjendet në Kupën e Afrikës me Kombëtaren e Egjiptit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat