Guardiola njofton për gjendjen e Rodrit

Futboll

Guardiola njofton për gjendjen e Rodrit

Më: 26 dhjetor 2025 Në ora: 15:52
Rodri e Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka njoftuar se ylli i skuadrës, Rodri, është në gjendje shumë të mirë.

Topi i Artë ka disa javë që u mungon Qytetarëve dhe po lëndimet kanë qenë kryefjala e tij këto dy sezonet e fundit.

“Rodri është shumë, shumë më mirë. Do të vendosim sot nëse do të jetë i gatshëm apo jo”, ka deklaruar Guardiola në konferencë për media.

“John Stones dhe Jeremy Doku mbeten jashtë”, ka shtuar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat