Real Madrid i refuzon

Futboll

Real Madrid i refuzon

Më: 28 dhjetor 2025 Në ora: 14:16
Pamje nga ndeshja

Mesa duket Real Madrid nuk do të bëjë asnjë transferim gjatë merkatos së janarit.

Mediet spanjolle bëjnë me dije se tre emra të njohur i janë vetëofruar klubit madrilen për t’u transferuar gjatë merkatos dimërore, por janë refuzuar.

Bëhet fjalë për dy qendërmbrojtësit francez: Ibrahima Konate i Liverpool-it dhe Dayot Upamecano i Bayern Munich, si dhe mesfushori difensiv portugez i Al-Hilal, Ruben Neves.

Arsyeja pse janë refuzuar këta tre lojtarë, nuk ka të bëjë me aftësitë e tyre në fushë apo shkaqe të tjera, por thjesht Real Madrid është i vendosur në strategjinë e tij: asnjë përforcim në merkaton e janarit, për t’u fokusuar për merkaton e verës, aty ku mund të transferosh futbollistë të lirë, pa paguar asnjë kosto trasnferimi dhe duke shmangur kështu shpenzimet e larta dhe presionin mediatik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat