Lojtarët e Barit nën sulm

Futboll

Lojtarët e Barit nën sulm

Më: 28 dhjetor 2025 Në ora: 17:08
Pamje nga ndeshja

Pas barazimit të Barit në shtëpi kundër Avellino-s, situata për lojtarët dhe familjet e tyre u tensionua edhe më shumë, për shkak të mesazheve kërcënuese dhe fyerjeve të dërguara nga tifozë të vetëshpallur.

Një nga postimet më shqetësuese u dërgua në profilin e “Instagram”-it të Rachele Risaliti, gruas së mesfushorit të Barit, Gaetano Castrovilli.

Mesazhi përmbante fjalë të rënda dhe kërcënuese, duke bërë që znj. Risaliti të deklaronte: “Jam vërtet e hidhëruar, e trishtuar dhe e neveritur nga e gjithë kjo.

Futbolli duhet të jetë për argëtim dhe kënaqësi, pavarësisht gjithçkaje.”

Gruaja e mesfushorit ka njoftuar se do të ndjekë veprime ligjore, ndërsa klubi i Barit ka paraqitur një ankesë në Policinë e qytetit. Ky incident nuk është i pari dhe tregon një fenomen shqetësues të urrejtjes dhe kërcënimeve ndaj lojtarëve dhe familjeve të tyre, për shkak të rezultateve sportive.

Klubi dhe familjet e lojtarëve theksojnë se futbolli duhet të mbetet një sport argëtues dhe nuk duhet të kthehet në mjet për sulme dhe fyerje personale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat