Klubi vendos ultimatum

Futboll

Klubi vendos ultimatum

Më: 1 janar 2026 Në ora: 01:11
Enzo Mareska

Çelsi është jashtë garës për titullin kampion në Angli, pasi fitoi vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të Premier Ligë. Barazimi i fundit me Bornmuth ka tronditur edhe trajnerin Enzo Mareska, që rrezikon shkarkimin.

Klubi raportohet se do i japë afat Mareskës edhe muajin janar.

Në rast se nuk rikthehen rezultatet pozitive, atëherë ndarja është e pashmangshme.

Mareska ndryshoi Çelsin, që nga korriku i vitit 2024 kur iu besua detyra. Po ashtu gjatë kësaj kohe, emri i tij është lakuar te Mançester Siti.

Kontrata e 45-vjeçarit italian përfundon në vitin 2029. Megjithatë, në Angli është parë që shkarkimet kthehen në normalitet kur projekti prishet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat