Osimhen i ofrohet Bayernit

Futboll

Osimhen i ofrohet Bayernit

Më: 2 janar 2026 Në ora: 20:27
Viktor Osimhen

Dyert e mbyllura në Bavari për Viktor Osimhen. Sulmuesi nigerian i është propozuar së fundmi Bayern Munihut përmes një ndërmjetësi anglez, por përgjigjja e drejtorit sportiv Maks Eberl ka qenë e menjëhershme dhe negative:

“Për momentin nuk na nevojitet.”

Pavarësisht pëlqimit të lojtarit për këtë destinacion, prania e të paprekshmit Herri Kejn, bllokon çdo diskutim.

Një skenar që mund të rihapet vetëm në rast të largimit të anglezit në fund të sezonit, hipotezë që sot për sot duket e pamundur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat