Brajan Gruda gati

Futboll

Brajan Gruda gati

Më: 3 janar 2026 Në ora: 15:53
Formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Brighton – Burnley, e cila do të nis prej orës 16:00 në stadiumin “Amex Stadium”, me kapacitet mbi 31 mijë vende.

Trajneri Scott Parker i ka besuar nga minuta e parë sulmuesit të Kombëtares Armando Broja. Burnley kërkon të kthejë “pllakën” e rezultateve negative dhe të marrë fitoren që mungon prej 10 ndeshjesh radhazi.

As Brighton nuk po përjeton formë të mirë, asnjë fitore në 5 takimet e fundit.

Trajneri i “Pulëbardhave” Hurzeler ka hedhur në fushë si titullar sulmuesin me origjinë shqiptare Brajan Gruda. Si Broja, ashtu edhe Gruda, kanë nga 1 gol dhe 1 asist në Premier League pas 20 javësh..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat