Valencia nuk kalon në konak të Celta Vigos

Futboll

Valencia nuk kalon në konak të Celta Vigos

Nga: K.G. Më: 3 janar 2026 Në ora: 16:01
Pamje nga ndeshja, Pepelu humbi penalltinë

Celta Vigo e nisi më këmbë të mbarë vitin 2026, duke i shkaktuar humbje me rezultat 4:1 Valencinë.

Skuadra e Valencisë ka pësuar humbje duke përkeqësuar edhe më shumë renditjen në kampionatin spanjoll.

Iglesias (33' - nga penalltia, 59'), El Abdellaou (83') e Alvarez (90+5’) shënuan për Celta-n dhe Pepelu (70') për Valencinë.

Futbollisti Pepelu humbi rastin më të mirë në minutën e 7-të për Valencinë duke dështuar nga penalltia.

Pas javës së 18-të Celta renditet në vend të shtatë me 26 pikë dhe Valencina në të 17-tin me 16 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat