Blaise Tsague mund të bëhet shitja e parë e Elbasanit

Futboll

Blaise Tsague mund të bëhet shitja e parë e Elbasanit

Më: 7 janar 2026 Në ora: 11:03
Blaise Tsague

Blaise Tsague mund të bëhet shitja e parë e Elbasanit në merkato.

25-vjeçari mban peshën kryesorë të skuadrën verdheblu dhe si i tillë është një nga titullarët e padiskutueshëm të skuadrës.

Falë paraqitjeve të tij pozitive në Superiore ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të huaja.

Mësohet se për të ka interesime nga një ekip i huaj, emri i skuadrës aktualisht nuk zbulohet ende.

Klubi dëshiron të përfitojë financiarisht dhe nuk do të ishte kunder një transferimi të sulmuesit jashtë

Shqipërie. Siç dihet Tsague në këtë sezon ka luajtur në 17 ndeshje dhe ka shënuar 7 gola, ndërsa ka dhuruar edhe 1 asist.

Nëse ky transferim do të realizohej, atëherë Elbasani do të bënte edhe shitjen e parë zyrtare, ku do të “mbushte arkat” e klubit nga shërbimet e 25-vjeçarit.

Gjithsesi në ditët në vazhdim pritet të mësohet më shumë mbi këtë pistë dhe çfarë do të ndodhë mes palëve..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat