Natë e keqe për Granit Xhakën

Futboll

Natë e keqe për Granit Xhakën

Nga: K.G. Më: 7 janar 2026 Në ora: 22:18
Granit Xhaka

Brentford po tregohet gjithnjë e më i mirë në Premier League.

Skuadra e Sunderlandit me Granit Xhakën nuk kaloi në Londër, duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Brentford, në takimin e javës së 21-të të Premier League.

Futbollisti Thiago ishte jashtëzakonisht i mirë dhe më i merituari për fitoren e skuadrës londineze.

Ai shënoi në minutën e 30-të e 65-tën.

Yarmolyuk thelloi fitoren në 3:0 në minutën e 73-të. 

Futbollisti Le Fee i Sunderlandit humbi penalltinë në minutën e 60-të.

Brentford renditet në pozitën e pestë me 33 pikë, ka 3 më shumë së Sunderlandi që është në të nëntin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat