Kabashi transferohet në Rumani

Futboll

Kabashi transferohet në Rumani

Më: 8 janar 2026 Në ora: 14:38
Arian Kabashi

Arian Kabashi është bërë me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Mbrojtësi kosovar është transferuar në futbollin rumun, tek ekipi i FK Csikszereda.

Nga futbolli bullgar, te skuadra e Botev Vratsa, Kabashi do të luajë në Rumani, aty ku është dyshja, Meriton Korenica, Leard Sadriu dhe Drilon Hazrollaj.

29-vjeçari që dikur ishte pjesë e Kosovës U21, do të luftojë për ekipin rumun që t’i ikë rënjes nga liga.

Skuadra në fjalë është në pozitën e 14-të me vetëm 16 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat