Shqiptari i Kosovës po befason, projektohen 30 milionë euro 

Futboll

Shqiptari i Kosovës po befason, projektohen 30 milionë euro 

Më: 11 janar 2026 Në ora: 15:39
Futbollisti Fisnik Asllani

Futbollisti Fisnik Asllani është ylli i Hofenheim. Sulmuesi i Bundesligës ka spikatur me golat e tij prej dy sezonesh në Gjermani.

Me shtatë golat dhe tre asistent e tij deri tani tërhoqi vëmendjen e Fenerbahces.

Gjigantët e Turqisë e duan në skuadër, teksa bëhet fjalë për një transferim që konsiderohet në verë. Shifra e çmendur për të mbyllur këtë transferim shkon deri në 30 milionë euro.

Trajneri Domeniko Tedesko po ngulmon për këtë pistë. 23-vjeçari është në kontratë me Hofenheim deri në vitin 2029. Kjo është arsyeja përse klubi gjerman nuk do të nxitohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat