Xherdan Shaqiri habit të gjithë sipas anketës!

Futboll

Xherdan Shaqiri habit të gjithë sipas anketës!

Nga: K. G. Më: 15 janar 2026 Në ora: 16:01
Xherdan Shaqiri

Pjesa e dytë e anketës së futbollistëve të Superligës zvicerane ka nxjerrë në pah disa vlerësime interesante, përfshirë edhe pyetjen se kush konsiderohet “aktori” më i madh në fushë.

Rezultati ka qenë befasues.

Xherdan Shaqiri është futbollisti më i përmendur në këtë anketë të Superligës.

Bashkëlojtarët dhe kundërshtarët e kanë votuar si profesionistin më të mirë të kampionatit.

Por “magjistari” i Baselit ka hyrë edhe në top-3 të një kategorie jo fort lavdëruese.

Sipas 48 futbollistëve të anketuar, në kategorinë “Mbreti i simulimeve”,

Shaqiri është renditur në vendin e dytë. Sipas futbollistëve të tjerë të Superligës, vetëm një lojtar simulon më shumë se ai: Jeremy Guillemenot i Servettes.

"Në podium shfaqet dy herë edhe Sioni.

Ilyas Chouaref ka marrë katër vota në këtë kategori, edhe pse nuk është shpallur “mbreti i simulimeve”.

Ndërkohë, provokatori më i madh i ligës është shpallur mesfushori i St. Gallenit, Lukas Görtler, me 14 vota, duke lënë pas Antonios Papadopoulos (Lugano) dhe sërish Xherdan Shaqirin, i cili u rendit i treti me shtatë vota", shkruan media zvicerane "20minutes".
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat