Interi në stilin e liderit

Futboll

Interi në stilin e liderit

Nga: K.G. Më: 17 janar 2026 Në ora: 16:54
Pamje nga ndeshja

Interi vazhdon me rezultate fantastike në Serie A.

Skuadra e Interit ka importuar tre pikë në përballje me Udinesen, duke shënuar fitore me rezultat 1:0. 

Futbollisti argjentinas, Lautaro Martinez, vulosi fatin e kësaj sfide. 

Argjentinasi shënoi në minutën e 20-të pas asistimit të Espositos.

Pas javës së 21-të Interi kryeson me 49 pikë, 6 më shumë se Milani (një ndeshje më pak) dhe Udinese renditet në pozitën e 10-të me 26 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat