Mane pritet si mbret në Senegal

Futboll

Mane pritet si mbret në Senegal

Më: 20 janar 2026 Në ora: 16:45
Sadio Mane

Sadio Mane është pritur si mbret në Senegal, pas triumfit në Kupën e Afrikës.

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugët e Senegalit për t’iu bashkuar festës së titullit kampion.

Në qendër të vëmendjes ishte Mane, kapiteni i ekipit, që e mbante kupën e shumë-dëshiruar.

Respekti dhe brohorimat për të ishin masive, sidomos pas sjelljes së tij prej një kapiteni të vërtetë, në ndeshjen e së dielës.

Senegali mposhti Marokun me rezultat minimal 1:0, në finalen e lavdishme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat