Juventus ka gati planin B

Futboll

Juventus ka gati planin B

Më: 20 janar 2026 Në ora: 18:05
Crystal Palace

Duke qenë se marrëvëshja me Crystal Palace duket e vështirë për t’u arritur për një transferim të mundshëm të Jean-Philippe Mateta, Juventus është hedhur në “sulm” për pistën B.

Matteo Moretto zbulon se Juventus ka nisur negociatat me sulmuesin maroken të Fenerbahce, Youssef En-Nesyri, i cili këtë sezon ka shënuar 8 gola në 25 ndeshje në të gjitha kompeticionet me klubin turk.

Bardhezinjtë janë të interesuar për huazimin e sulmuesit deri në fund të sezonit, por problem mbetet paga e tij e lartë që është rreth 8 milionë euro në sezon, dhe për pjesën e mbetur të sezonit është 4 milionë euro.

Te Fenerbahce janë të hapur për largimin e sulmuesit, por më shumë interesohen për shitjen përfundimtare të tij. Përveç Juventusit, klubi turk i ka ofruar edhe Napolit sulmuesin maroken, por transferimi te bardhezinjtë duket më i mundur.

Me një Dusan Vlahovic të dëmtuar, i cili pritet të jetë në dispozicion të Luciano Spalletti-t në muajin mars, Juventus është i detyruar të ndërhyjë në sulm gjatë merkatos së janarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat