Interi dëshiron Emiliano Martinezin

Futboll

Interi dëshiron Emiliano Martinezin

Më: 21 janar 2026 Në ora: 10:37
Emiliano Martinez

Lideri aktual i Serie A, Inter, kërkon portier të ri.

Performanca e zviceranit, Yann Sommer, nuk është pozitive dhe duket se e ardhmja e tij, nuk lidhet edhe gjatë me klubin italian.

Edhe pse Interi do të tentojë transferimin e italianit Gigi Donarumma, megjithatë po flitet se Interi ka rënë dakord në parim për transferimin e Emiliano Martinez nga Aston Villa, raporton gazetari italian Gianluca Di Marzio.

Martinez është 33 vjeç dhe këtë sezon ai ka mbrojtur në 21 ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat