Përgjoni ka rezerva për shokët e ekipit

Futboll

Përgjoni ka rezerva për shokët e ekipit

Më: 24 janar 2026 Në ora: 17:54
Arli Përgjoni

Mesfushori i Bylisit Arli Përgjoni, u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” kundër Egnatias, e vlefshme për javën e 21-të në Superiore.

Për Përgjonin, finalizimi i sotëm ishte i pari për këtë sezon me ballshiotët:        

“Sot kërkohej një reagim nga ekipi ynë dhe kështu ndodhi.

Golii Egnatias në fundin e pjesës së parë ndikoi.

Më pas, duhet të kishim menaxhuar avantazhin, pasi përmbysëm rezultatin.

Ndaj Flamurtarit isha i dëmtuar, prandaj luajta pak. Kundër Egnatias në minutat e fundit bëmë disa gabime dhe pësuam golin e barazimit.

Zëvendësimi i Sulovarit ndikoi edhe nga kartoni i verdhë. Pas humbjes me Flamurtarin, ne si lojtarë kërkuam reflektim”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat