Një tjetër largim

Futboll

Një tjetër largim

Më: 24 janar 2026 Në ora: 20:39
Myszor

Pas Beshirajt, një tjetër lojtar largohet nga Teuta.

Klubi durrsak njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me mesfushorin polak Jakub Myszor.

“KF Teuta bën me dije se bashkëpunimi me futbollistin Jakub Myszor ka përfunduar.

Vendimi është marrë me marrëveshje dhe hyn në fuqi menjëherë.

KF Teuta e falenderon lojtarin për profesionalizmin dhe angazhimin e treguar, duke i uruar suksese në rrugëtimin e tij sportiv”, shkruhet në njoftimin e klubit durrsak.

Teuta ka larguar më parë Arbër Çyrbjan, Hugor Vidal, Sebastian Gonzales Zela, Gabriel Gomesh dhe Renaldo Torrajn.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat