Partizanin e drithëron zona e ftohtë

Futboll

Partizanin e drithëron zona e ftohtë

Më: 24 janar 2026 Në ora: 21:11
Tabela

Sot janë luajtur dy ndeshje të vlefshme për javën e 21-të të Superiores.

Egnatia e mbylli duke barazuar 2 me 2 ndaj Bylisit, ndërsa Vllaznia përfitoi nga ndalesa e kampionëve dhe mposhti Partizanin me një gol.

Vllaznia tashmë kryeson me po aq pikë sa Egnatia, por me avantazhin e fitoreve në ndeshjet direkte. Partizani rikthehet te humbjet, ndërsa numëron katër në pesë ndeshjet e fundit.

Vetëm 7 pikë e ndajnë nga zona e ftohtë, që për të kuqtë është diferencë e barabartë edhe me Dinamon e vendit të katërt.

Bylisi që ndodhet në zonën e “play out” duke u vendosur me 1 pikë më shumë se Flamurtari, pret rezultatin e Tirana-Flamurtari që luhet nesër.

Dy takime të tjera interesante janë edhe Teuta-Vora me Elbasani-Dinamo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat