Moment prekës

Futboll

Moment prekës

Më: 25 janar 2026 Në ora: 15:47
Pamje

Para startit të ndeshjes Tirana–Flamurtari, e vlefshme për javën e 21-të të Abissnet Superiore, u regjistrua një moment prekës që preku gjithë ambientin sportiv.

Takimi nisi me një minutë heshtje në nderim të vajzës 9-vjeçare të futbollistit bardheblu Fredi Alvarez, e cila u nda nga jeta një ditë më parë.

Lojtarët e të dyja skuadrave, së bashku me stafet teknike, vendosën kurora me lule pranë tribunës qendrore të stadiumit, duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen për familjen e futbollistit.

Gjatë ceremonisë përkujtimore, në shkallët e stadiumit u shpalos edhe një pankartë nga tifozët e Tiranës, si shenjë respekti dhe ngushëllimi për humbjen e rëndë.

Kjo përballje ishte planifikuar fillimisht të zhvillohej të shtunën, por u shty me vendim të Federatës Shqiptare të Futbollit, pas ngjarjes tragjike që goditi familjen e lojtarit bardheblu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat