Dugarry sulmon De Zerbin

Futboll

Dugarry sulmon De Zerbin

Më: 27 janar 2026 Në ora: 13:18
De Zerbi

Roberto De Zerbi është përsëri objekt kritikash në Francë, këtë herë nga Christophe Dugarry, ish-sulmues i Milanit dhe Marseille.

Në një intervistë për RMC, kampioni i botës 1998 nuk i kurseu fjalët e ashpra ndaj italianit:

“De Zerbi përgjigjet ndaj kritikave duke thënë ‘jam italian’.

Ky është niveli më i ulët i debatit dhe i përulësisë, diçka surreale. Vetëbesimi është cilësi, por këtu kemi një ego të madhe.

Ai ka stërvitur Sassuolo dhe Brighton, por flet sikur ka fituar dy Champions League”.

Dugarry e kritikon stafin dhe sjelljen e De Zerbit, duke theksuar se arroganca e tij nuk përputhet me përvojën reale dhe rezultatet e arritura deri tani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat