Como ballëlart në Firencë, eliminon Fiorentinën

Futboll

Como ballëlart në Firencë, eliminon Fiorentinën

Nga: K.G. Më: 27 janar 2026 Në ora: 22:57
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Comos vazhdon me befasi edhe në Kupën e Italisë. 

Como ka triumfuar në Firencë më rezultat 3:1 ndaj Fiorentinës, duke u kualifikuar në çerekfinale të Kupës.

Vendasit nuk ishin të denjë për rezultat të favorshëm përkundër se ishin në epërsi me golin e futbollistit Piccoli në minutën e 7-të.

Roberto në minutën e 20-të, Paz në atë të 60-tën dhe Morata (90+1”), i dhanë goditje të rëndë Fiorentinës, duke eliminuar nga gara e Kupës.

Mërgim Vojvoda nuk u fut fare në lojë në petkun e Como-s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat