Zoff për VAR-in

Futboll

Zoff për VAR-in

Më: 28 janar 2026 Në ora: 12:41
Dino Zoff,

Dino Zoff, kampion bote me Italinë më 1982 dhe ish-trajner i kombëtares axurre, shprehet për “La Repubblica”:

“Do të ishte e trishtë të mos shkonim sërish në Botëror, por jam besimplotë se nuk do të dështojmë kësaj here”.

Ai thekson se kombëtarja nuk duhet të shqetësohet për kohën e mbetur për kualifikime, sepse e njëjta kohë është në dispozicion edhe për të tjerët.

Për VAR-in ka një mendim të përzier: “Teknologjia e ka përmirësuar futbollin, por edhe një gjë pozitive, nëse ekzagjerohet, bëhet negative”.

Sipas tij, VAR-i duhet përdorur vetëm për gabime të dukshme, që arbitri nuk i sheh, jo për shtyrje ose pretendime të vogla:

“Disa bien si të vdekur dhe ngrihen pas 10 sekondash. Më pas ndoshta marrin penallti. Këto gjëra më bëjnë të çmendem, ndjehem sikur tradhtojnë vlerat e sportit”.

Një nga pengjet e karrierës së tij është finalja e “Euro 2000”: “Ishte fatkeqësi. I thashë arbitrit të katërt se mungonin tri minuta, ai më tha dhe akordoi katër. Ishte fati që të shkonte ashtu”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat