Llapi fiton ndaj Kaysar Kyzylordas

Futboll

Llapi fiton ndaj Kaysar Kyzylordas

Nga: K.G. Më: 28 janar 2026 Në ora: 15:13
Skuadra e Llapit të Podujevës

Skuadra e Llapit të Podujevës po përgatitet maksimalisht në tokën turke për pjesën e dytë të kampionatit.

Djelmoshat e trajnerit Tahir Batatina dhuruan lojë të mirë në miqësore në Antalia.

Llapjanët e mposhtën me rezultat 2:1 Kaysar Kyzylorda-n nga Kazakistani.

Golat i realizuan futbollistët Edon Sadriu (14') e Hasan Hyseni (16’).

Në golin e parë asistoi Enedin Mulaliq e në të dytin Edon Sadriu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat