Transferohet te kjo skuadër e njohur evropiane

Futboll

Transferohet te kjo skuadër e njohur evropiane

Më: 28 janar 2026 Në ora: 15:20
Dominik Livakoviq 

Dominik Livakoviq është afër rikthimit te Dinamo Zagreb.

Pas një avanture jo të mirë në Spanjë, te skuadra e Gironas, portieri kroat do të rikthehet te klubi ku u bë i famshëm.

Sipas mediave kroate, Dinamo Zagreb ka arritur marrëveshje me Fenerbahchen për huazimin e Livakovic deri në fund të sezonit.

Në fakt Dinamo do të dëshironte një transferim të përhershëm të gardianit 31-vjeçar, ku do ti ofronte një kontratë katër vjeçare, por kjo nuk është e mundur pasi nuk është e gatshme ti paguaj skuadrës turke aq sa po kërkon për ta lënë të lirë Livakoviqin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat