Tevez nuk e do në skuadër

Futboll

Tevez nuk e do në skuadër

Më: 29 janar 2026 Në ora: 15:07
Tevez

Santiago Puzo është pranë firmës me Teutën në Superiore.

Raportimet e fundit nga Argjentina tregojnë se mesfushori me tipare sulmuese do të largohet nga Taleres, ku kishte përfunduar te rezervat.

19-vjeçari afrohet në një moment delikat për Teutën, që ka larguar një pjesë të ekipit në merkaton e janarit. Për Puzon tregohet se nuk ishte pjesë e planeve të trajnerit Karlos Tevez për këtë vit.

Në janarin e vitit të kaluar, argjentinasi kaloi nga Kuilmes te Taleres. Ekipi i mëparshëm ka ruajtur 40% të kartonit në rast shitje, ndërsa mbetet për t’u parë si është arritur akordi me Teutën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat