Kukësi përforcon mesfushën

Futboll

Kukësi përforcon mesfushën

Më: 30 janar 2026 Në ora: 08:58
Omer Shemshiu

Kukësi vazhdon me përforcimet në këto ditët e fundit të merkatos. Verilindorët pas trajnerit Bledi kadiu, kanë prezantuar një mesfushor.

Omer Shemshiu është futbollisti më i ri i kuksianëve, i cili vjen nga skuadra e Gjilanit në Kosovë. 23-vjeçari përforcon repartin e mesfushës, ndërsa është vëmë menjëherë nën urdhrat e trajnerit 46-vjeçarë.

“Mirë se vjen Omer Shemshiu!

Futboll Klub Kukësi njofton se ka arritur marrëveshjen me mesfushorin nga Kosova, Omer Shemshiu. 23-vjeçari ka qenë pjesë e Gjilanit në Kosovë dhe nga dita e sotme, do të jetë pjesë e skuadrës sonë”, ka shkruar klubi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat