Kjo është gjendja e Granit Xhakës

Futboll

Kjo është gjendja e Granit Xhakës

Më: 30 janar 2026 Në ora: 17:05
Granit Xhaka

Trajneri i Sunderlandit, Regis Le Bris ka dhënë një përditësim rreth lëndimit të kapitenit të skuadrës, Granit Xhakës.

Xhaka mungoi në përballjen e Sunderlandit ndaj West Hamit shkaku i një lëndimit në kyçin e këmbës.

Sipas trajnerit francez të Sunderlandit, Xhaka po rikuperohet mirë nga ky lëndim dhe shton duke thënë se javën tjetër do t’i nënshtrohet testeve të reja.

“Graniti është mirë.

Ai do të ketë një tjetër vlerësim pas një jave, dhe më pas do të shohim ku ndodhet dhe do të përcaktojmë hapat e radhës.

Me shumë gjasë do të duhen edhe rreth tre javë,” tha Le Bris.

Xhaka u transferua verën e vitit të kaluar te Sunderlandi nga Bayer Leverkuseni.

Gjatë këtij sezoni, mesfushori me prejardhje shqiptare ka shënuar një gol dhe ka dhuruar pesë asistime në Premierligë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat