Refuzon stërvitjen

Futboll

Refuzon stërvitjen

Më: 3 shkurt 2026 Në ora: 18:50
Kante

N’Golo Kante refuzon stërvitjen me Al Ittihad dhe kërkon transferimin te Fenerbahçe!

Mesfushori francez N’Golo Kante ka refuzuar të marrë pjesë në stërvitjen e Al Ittihad, duke shtuar presion për të finalizuar transferimin e tij te Fenerbahçe.

Ky zhvillim shihet si një goditje e rëndë për klubin saudit, i cili tashmë ka humbur Karim Benzema për Al Hilal dhe nuk ka mundësi për të bërë nënshkrime të reja pas humbjes së Gusavo Sá.

Situata tregon qartë vendosmërinë e Kantes për të vazhduar karrierën në Turqi dhe për të mos u rikthyer te skuadra e Arabisë Saudite, duke vënë në sfidë planet e drejtuesve të Al Ittihad..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat