Gjobë e majme për klubin e Interit

Futboll

Gjobë e majme për klubin e Interit

Më: 4 shkurt 2026 Në ora: 13:54
Audero

Interi është gjobitur me 50,000 euro për incidentin në Kremona.

Gjykatësi sportiv mori këtë vendimin për klubin pasi një tifoz zikaltër hodhi një fishekzjarr drejt portierit kundërshtar Emil Audero.

Gjoba nuk vjen vetëm për materialin piroteknik (bomba tymi, fishekzjarrë, etj.) të hedhur në fushë, por edhe për goditjen e një lojtari kundërshtar, duke e trullosur atë dhe duke detyruar ndërprerjen e ndeshjes.

Gjykatësi, megjithatë, mori parasysh gatishmërinë dhe bashkëpunimin e zikaltërve në identifikimin pothuajse të menjëhershëm të atyre që janë përgjegjës për incidentin, si dhe disponimin e qartë të demonstruar nga lojtarët në fushë, gjatë ndeshjes dhe më pas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat