Juventus blindon yllin e skuadrës

Futboll

Juventus blindon yllin e skuadrës

Më: 7 shkurt 2026 Në ora: 16:56
Pamje

Juventusi nis një plan të qartë për të ardhmen duke blinduar yllin e skuadrës, Kenan Yildfiz.

Pas vitesh të vështira dhe paqartësish, bardhezinjtë po ndërtojnë një projekt teknik që jep shpresa konkrete për të ardhmen.

Emërimi i Luciano Spallettit në pankinë nuk ka sjellë vetëm garanci në planin afatshkurtër, por mbi të gjitha ka krijuar bindjen se në Torino ka ardhur trajneri i duhur për të ndërtuar një cikël të ri fitues, brenda dhe jashtë fushës.

Rikthimi i Juventusit në nivelet më të larta kalon domosdoshmërisht nga mbajtja e lojtarëve kyç, dhe në qendër të projektit është vendosur Kenan Yildiz. Talenti turk ka qenë një nga zbulimet e sezonit dhe në muajt e fundit ka tërhequr interesin e disa gjigantëve evropianë si Manchester United, Chelsea dhe Real Madrid. Kontrata e tij e mëparshme, me afat deri në vitin 2029 dhe pagë 1.6 milionë euro në sezon, nuk pasqyronte më rolin dhe peshën që ai ka fituar në skuadër.

Drejtuesit e Juventusit, të vetëdijshëm se besueshmëria e projektit lidhet edhe me konfirmimin e Yildizit, kanë arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës. Sulmuesi ka firmosur deri në vitin 2030, me një pagë prej 6 milionë eurosh në këtë sezon dhe 7 milionë plus bonuse nga sezoni i ardhshëm.

Një kontratë nga më të lartat në skuadër, që konfirmon Yildizin si një shtyllë të Juventusit të së tashmes dhe të së ardhmes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat