Problemi në gju e lë jashtë

Futboll

Problemi në gju e lë jashtë

Më: 11 shkurt 2026 Në ora: 20:29
Marcus Rashford

Marcus Rashford nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kësaj jave ndaj Athletic Bilbaos, për shkak të një problemi në gju.

Lajmi është konfirmuar nga klubi, i cili bëri të ditur se sulmuesi ndjen dhimbje në gjurin e majtë.

Sipas njoftimit, Rashford pësoi një goditje gjatë ndeshjes kundër Mallorcas, çka i ka shkaktuar shqetësim dhe e detyron të mungojë në përballjen e radhës.

Stafi mjekësor do të kryejë vlerësime të mëtejshme për të kuptuar shkallën e dëmtimit.

Mungesa e tij konsiderohet një goditje për ekipin, ndërsa pritet të mësohet në ditët në vijim sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat