Bayerni fiton bindshëm në Bremen

Futboll

Bayerni fiton bindshëm në Bremen

Nga: K.G. Më: 14 shkurt 2026 Në ora: 17:21
Bayerni i Munihut

Bayerni i Munihut ka treguar fuqinë e kampionit në Bundesliga I në kuadër të javës së 22-të.

Bavarezët i shkaktuan humbje të thellë me rezultat 3:0 Werderit në Bremen.

Golat i realizuan futbollistët Harry Kane (22' e 25'), Goretzka (70').

Bayerni udhëheq kreun me 57 pikë, 6 më shumë se Dortmundi në pozitën e dytë dhe Werderi është në vend të 16-të me 19 pikë të grumbulluara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat